Konjufca: Agim Bahtiri është akademik i kanalizimeve dhe i ujësjellësve

15 dhjetor 2021 | 23:14

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, pati thënë se kandidati i LVV-së, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

Lidhur me këtë deklaratë të tij, Konjufca tani thotë se ‘Bahtiri është akademik i punëve komunale pra i kanalizimeve dhe i ujësjellësve’.

“Akademik i kanalizimeve dhe ujësjellësve, për besë mendoj që është. Kam thënë akademik i çështjeve komunale, tash komuna shtron kanalizim, shtron rrugë, trotuare, e bën një park. Unë mendoj për ato çështje, dhe nuk e ndërroj mendimin”, tha Konjufca.

Kur u pyet se ndihet keq për humbjen e Bahtirit në Mitrocië, Konjufca tha se ‘më vjen keq për secilin kandidat të VV-së që ka humbur”.

“Unë ndjej keqardhje për cdo kandidat të VV-së që ka humbur, Edhe për atë, për shkak të rrjedhjes logjike që edhe ai ishte i VV-së”, tha Konjufca në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e njohur tregtare “City Mall” për 28 ditë me…