Konjufca: Agron Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të UÇK-së

12 maj 2021 | 16:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë bërë sot homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani.

Në 23-vjetorin e rënies heroike të Rrahmani, Konjufca ka thënë se Rrahmani është një ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u frymëzua nga jeta dhe vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

“Agroni qysh nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, në vitin 1989, bëri betimin, sepse mësoi prej heronjve dhe dëshmorëve tanë të mëhershëm se si jepet jeta për atdhe kur e kërkon nevoja”, ka deklaruar Konjufca.

Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se Rrahmani iu bashku strukturave të para të UÇK-së për të dhënë kontributin e tij për çlirimin e vendit dhe për të rënë në altarin e lirisë më 12 maj 1998, pesë ditë pas rënies së shokëve të tij të idealit, Bahri Fazliu dhe Ilir Konushevci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën kryesimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti,…