Konjufca: Aparati i Alban Bujarit bëri më të dukshme krimet e Serbisë në Kosovë

28 shkurt 2025 | 12:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin e ndarjes nga jeta të fotoreporterit Alban Bujari.

“Kontributi i tij tejet profesional e rriti në vlerë dhe në produkt fushën e fotografisë në përgjithësi, e po ashtu në veçanti, falë punës së tij ne i kemi disa nga fotografitë më të rëndësishme që lidhen me luftën në Kosovë”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Ai ka thënë se Albani si fotoreporter i përkushtuar i luftës, dokumentoi këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë për popullin tonë, duke i dhënë imazh ngjarjeve e duke i dokumentuar ato.

“Aparati i tij i bëri më të dukshme krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa mediat e huaja e bënë më të njohur realitetin e luftës sonë përmes fotografive të tij. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e nderuar, që humbën të dashurin e tyre. Ai është humbje për të gjithë Kosovën, ndërsa kujtimi i tij do të jetojnë gjithmonë përmes veprës që la pas. Iu prehtë shpirti në paqe!”, ka shkruar Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Likoshani dhe…