Konjufca: Askund në Kodin Civil nuk është e lejuar martesa në mes gjinive të njëjta

16 mars 2022 | 16:34

Deputeti Brahim Shabani nga grupi parlamentar multietnik, ka thënë se ata nuk do ta votojnë Kodin e ri Civil, duke theksuar pjesën në draft ku i hapet rrugë të drejtës që personat e së njëjtës gjini të mund të martohen në të ardhmen.

Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është kundërpërgjigjur deputetit Shabani të cilit i bëri thirrje që mos ta keqinterpretoj Kodin Civil.

“Kodi Civil nuk e lejon martesën e gjinive të njëjta. Ju lutem mos e keqpërdorni sepse opinioni publik është duke na dëgjuar, askund në Kodin Civil nuk është e lejuar martesa në mes gjinive të njëjta”, ka thënë Konjufca.

Më tutje, Konjufca e ka pyetur deputetin Shabani nëse e di dallimin në mes të martesës dhe bashkëjetesës. “E dini dallimin në mes të martesës dhe bashkësisë civile”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se ndarja e ka bërë më të fortë. Kim…