Konjufca: Atentati ndaj Trumpit, sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik
14 korrik 2024
| 15:52
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Konjufca në një reagim në Facebook ka shkruar se ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik.
“Falë Zotit dhe institucioneve të sigurisë, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike.
Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, ka shkruar Konjufca.
https://www.facebook.com/share/p/q1gQN2deoHmpA7pq/?mibextid=oFDknk