Konjufca: Baca Haxhi e inspiroi Hashim Thaçin me patriotizëm

19 mars 2025 | 14:00

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi.

Kjo me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit Thaçi, bacës Haxhi.

Konjufca pas ngushëllimeve është nënshkruar edhe në librin e zisë. Ai ka thënë se Haxhi Thaçi e ka inspiruar Hashim Thaçin me patriotizëm.

Madje, Konjufca e ka quajtur Thaçin si bartës të shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Të gjithë e kemi njohur si patriot të madh, plak të urtë. E ka ushqyer me patriotizëm familjen e vetë, dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar. Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”,  ka thënë Konjufca.

Kryetari i Kuvendit është figura e parë në Vetëvendosje që ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, dhe i pari që shkon për ngushëllime.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diamant Hasanaj nga Gjakova shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…