Konjufca bën homazhe në përkujtimin e masakrës së Rezallës
05 prill 2021
| 12:19
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i të vrarëve në masakrën e Rezallës në 22-vjetorin e kësaj masakre.
Gjatë homazheve, Konjufca ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Më 5 prill 1999 në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin zhdukur.
Disa vite më pas një pjesë e trupave janë gjetur në Rudnicë të Rashkës dhe u janë dorëzuar familjarëve.