Konjufca bëri nderime në Hallaq dhe Makoc: Dëshmorët dhe martirët, gurthemelet e lirisë

19 prill 2022 | 15:26

Kryetari i Kuvendit të së Kosovës, Glauk Konjufca, në 23-vjetorin e masakrës së fshatit Hallaq të Lipjanit, ka përkujtuar martirët, duke vendosur kurora lulesh në memorialin e të rënëve të këtij fshati.

Duke çmuar lart sakrificën sublime të të rënëve të kësaj ane, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Konjufca u shpreh se në përvjetorët e këtyre masakrave, dhimbja dhe pikëllimi i familjarëve vetëm sa shtohet.

Megjithatë, sipas kryetarit Konjufca sakrifica e bërë për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, ndaj edhe krenaria është baras me dhimbjen.

“Dëshmorët dhe martirët i dhanë Kosovës më të shtrenjtën e tyre, jetën, dhe gjaku i tyre është gurthemel i lirisë dhe shtetit tonë të pavarur. Nderimi, respekti dhe kujtimi për të rënët do të jetë i përgjithmonshëm”, ka thënë Konjufca.

Në vazhdën e nderimeve të martirëve dhe dëshmorëve, kryeparlamentari Konjufca gjithashtu bëri homazhe para lapidarit të të rënëve në fshatin Makoc të Komunës së Prishtinës.

Ai vendosi kurora lulesh duke çmuar sakrificën e secilit që dha jetën për liri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë ajo njihet për pozat e saj seksi ku nuk…