Konjufca: Çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës nuk bën të ndodhë

07 qershor 2021 | 12:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Ai pas takimit me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi, ka thënë Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk bën të ndodhë assesi dhe se për marrëveshjen finale me Serbinë nevojitet koordinim i thellë i Kosovës me Shqipërinë.

“Trajtuam edhe sfidat që vendin tonë e presin. Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqë faktorët ndërkombëtarë e kanë definuar atë si faza përfundimtare që duhet të përmbyllet ky dialog me një marrëveshje përfundimtare. Na duhet koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën, dëm do të ishte krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Kosovës që do të kontrollohej nga Beogradi, dhe kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët”, ka thënë Konjufca në një konferencë të përbashkët për medie me Ruçin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca gjatë takimit me…