Konjufca: Çitaku për njohjen nga Xhamajka na njoftoi përmes postës elektronike

21 shkurt 2020 | 12:36

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Vlora Çitaku, e ka njoftuar MPJ-në për njohjen nga Xhamajka nëpërmjet postës elektronike.

Kjo deklaratë e Konjufcës erdhi pasi ministrja e Jashtme e Xhamajkës e mohoi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Mbrëmë, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka”.

“Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatën e krijuar”.

“Si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim sot ka dëshmuar për…