Konjufca: Çlirimi i Kosovës, shembulli më i spikatur i bashkëveprimit me ndërkombëtarët
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, ka thënë se 12 qershori është njëra nga ditët më të çmueshme e më të rëndësishme të popullit të Kosovës.
Sipas Konjufcës, çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm ndërmjet faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare.
Ndalja e gjenocidit të Serbisë, ka thënë ai nuk mund të ndalje pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, “por liria erdhi edhe sepse kërkesat tona ishin të drejta”.
“Sot pra është 24-vjetori i çlirimit të Kosovës nga Serbia, çlirimi i Kosovës është shembulli me i spikatur i bashkëveprimit të suksesshëm mes faktorit vendor edhe bashkësisë ndërkombëtare. Për ne ishte dita e ardhjes së lirisë një datë shumë e çmuar për popullin e Kosovës por ishte po ashtu edhe sukses i madh në planin ndërkombëtar”.
“Sepse dita e çlirimit të Kosovës konsideroj pikërisht edhe me ndalje e gjenocidit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Kjo natyrisht nuk do të mund të arrihej edhe pa miqtë tanë të çmuar ndërkombëtarë, pa shtet të cilat e ndihmuan çlirim e Kosovës. Por, kjo ndodhi edhe pikërisht për arsye se kauza jonë ishte shumë e drejt. Ne krejt çka po kërkonim si popull dhe qytetarë ishte që ta heqim pushtimin, okupimin serb shekullor në Kosovë”.
“Për këtë ditë dhamë edhe shumë, dhamë dëshmorët tanë, i dhamë martirët e Kosovës dhe kishte shumë sakrifica dhe mund të popullit tonë për çlirim, prandaj ata do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë sepse janë në themelet e lirisë së shtetit tonë. Prandaj unë e shfrytëzoj rastin që të uroj edhe një herë ditën të gjithë qytetarëve të Kosovës, 12 qershorin ditën e çlirimit sepse është njëra nga ditët më të çmbushmë, më të rëndësishme të popullit tonë”, ka thënë Konjufca. /EO