Konjufca: Deklaratat e Haradinajt për demarkacionin vërtetuan që Kosova ka humbur 8 200 hektarë
21 mars 2019
| 14:32
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sot për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Konjufca ka thënë se deklaratat e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj vetëm se e kanë vërtetuar pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se Kosova ka humbur territor gjatë procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
“Deklaratat e kryeministrit para një jave, që demarkacioni me Malin e Zi ishte një mashtrim vërteton pretendimin e Vetëvendosjes së Kosova ka humbur 8200 hektarë”, ka thënë Konjufca në një konferencë për medie.