Konjufca, deputetëve: Duhet të jeni shembull për respektim të masave kundër Covid
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka bërë thirrje deputetëve që të respektojnë masat kundër Covid-19.
Pas rritjes së rasteve me virusin Covid-19, ditëve të fundit, Konjufca ka thënë se deputetët duhet që të jenë shembull për respektim të masave në mbrojtje të pandemisë COVID-19.
“Ju lus maksimalisht për respektimin e masave për mbrojtje ndaj pandemisë COVID-19. Po e shihni se me çfarë shpejtësie po hapet varianti Delta i këtij virusi, dhe më së miri do të ishte që respektimi i masave të filloj nga njëri prej institucionit më të rëndësishëm dhe deputetëve sepse jeni të zgjedhur të popullit. Shembullin që duhet ta jepni së pari ju takon juve si të zgjedhur të popullit”, ka thënë Konjufca.
Dje në vendin tonë janë shënuar 888 raste të reja me coronavirus, dhe një person ka vdekur.