Konjufca, deputetëve të Vetëvendosjes: Uluni dhe mos bëni zhurmë
17 nëntor 2022
| 10:59
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë ka nisur me betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe, që do të zëvendësojnë të dorëhequrit nga nacionaliteti serb.
Por edhe në këtë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pasur vërejtje për zhurmën në seancë.
Madje Konjufca ka kritikuar deputetët e partisë së cilës i takon edhe ai.
“Deputetë të LV-së a mundeni mos me bë zhurmë edhe me u ulë në vendet tuaja”, ka thënë Konjufca.