Konjufca: Dëshmorët garantojnë themelet e forta të shtetit tonë

27 mars 2022 | 15:26

Për të nderuar sakrificën për liri të anëtarëve të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule para lapidarit të të rënëve të kësaj familjeje.

Konjufca para të pranishmëve ka thënë se dëshmorët dhe të gjithë ata të cilët kontribuuan për liri garantojnë themelet e forta të shtetit tonë.

Ai ka thënë se rënia e familjes Rama, këtu e 23 vjet më parë, është vazhdimësi e sakrificës së familjes Jashari.

“Jemi mbledhur ta kujtojmë rënien e lavdishme të familjes Rama. Kjo sakrificë është ma e larta për atdhe, që njeriu mund ta mendojë. Burra e gra kanë luftuar për lirinë e fëmijëve tanë dhe të brezave të ardhshëm. Shembulli i familjes Rama na dëshmon se kurdo që atdheu është në rrezik nuk kursehet asgjë, e madje as vetë jeta”, ka theksuar kryetari Konjufca.

Në këtë aktivitet përkujtimor ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, familjarë e bashkëluftëtarë të të rënëve, si dhe qytetarë të tjerë.

Më 27 mars të vitit 1999 forcat pushtuese serbe vranë 10 anëtarë të familjes Rama nga fshati Shkabaj i Obiliqit.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet me falsifikim të parave janë raportuar edhe më shumë…