Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

06 gusht 2021 | 12:38

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë kanë nënshkruar të premten memorandumin e mirëkuptimit “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”.

Memorandumin e kanë nënshkruar kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.

Nëpërmjet këtij memorandumi, palët do të angazhohen të bashkëpunojnë dhe të pranojnë nevojën për të avancuar agjendën e Kosovës për në BE dhe reformat, duke rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit.

Po ashtu, palët janë pajtuar të hyjnë në bashkëpunim i cili mes tjerash do të përfshijë mbështetjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës për rekrutimin e ekspertëve për të mbështetur kryetarin e Kuvendit, por edhe komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit.

Ndër të tjera, memorandumi parasheh sigurimin e kapaciteteve për zhvillim në fushën e politikave të sigurisë dhe infrastrukturës kibernetike (softueri dhe hardueri).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë…