Konjufca dhe Daçiqi sot përballen në Këshillin e Sigurimit
24 prill 2020
| 10:28
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë sot një videoseancë, në të cilën do të paraqitet raporti i UNMIK-ut për Kosovën. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në këtë takim virtual nga Prishtina do të përballet me homologun serb Ivica Daçiq. Sa i përket kësaj mbledhjeje, Daçiq i ka thënë “Tanjugut” se ai përsëri do të tregojë situatën në Kosovë dhe problemet në dialog, i cili u bllokua pas vendosjes së taksës nga autoritetet e Kosovës në nëntorin e 2018-s.