Konjufca dhe kabineti i tij për shtatë muaj shpenzuan mbi 51 mijë euro (dokument)

23 gusht 2023 | 13:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kabineti i tij për shtatë muaj kanë shpenzuar mbi 51 mijë euro.

Statistikat për muajt janar-korrik 2023 janë publikuar nga Kuvendi i Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Sipas Kuvendit, Konjufca për mëditje jashtë vendit ka marrë mbi dy mijë euro, ndërsa për akomodim dhe bileta të udhëtimit ka shpenzuar mbi 5 mijë e 700 euro.

Për karburante, telefon dhe dreka zyrtare, Konjufca ka shpenzuar mbi 8 mijë e 600 euro.

Kjo i bie që Konjufca gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti ka shpenzuar mbi 16 mijë e 500 euro.

Kurse kabineti i Konjufcës në total ka shpenzuar mbi 34 mijë e 700 euro.

May be an image of text

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charlize Theron nuk është më e interesuar të transformojë trupin…