Konjufca dhe Spiropali bëjnë nderime pranë memorialit ‘Heroinat’
11 shtator 2024
| 14:13
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kanë bërë nderime pranë memorialit “Heroinat”.
Kujtojmë që kryeparlamentarja Spiropali po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Fillimisht, ajo është pritur nga homologu i saj kosovar, Glauk Konjufca me ç’rast kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për medie.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.