Konjufca: Dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dinari ka qenë instrument që është përdorur për t’i manipuluar serbët e Kosovës.
Ai ka thënë se Serbia nëpërmjet Listës Serbe kanë dërguar dinarë nëpër shtëpitë e serbëve të Kosovës që ata t’i mbështesin.
Më tutje, Konjufca para mediave ka thënë se ka qenë e domosdoshme që shteti ynë të ndërhyjë sepse kjo i ndihmon integrimit të serbëve.
“Dinari nuk ka qenë thjeshtë valutë edhe monedhë, dinari ka qenë instrument të cilin dikush ta ka sjell fizikisht nga Beogradi me kombi, edhe aty do zyrtarë të Vuçiqit përmes Listës Serbe të kanë ardhur tek shtëpia dhe t’i kanë dhënë paret, edhe e kanë kërkuar lojalitetin tënd për Listën Serbe. Kjo është arsyeja fizike e shpërndarjes së dinarit do të thotë po mundeni me kuptuar se këtu nuk është thjeshtë këtu beteja e jo mirëqenia, jo tensionet, është thjeshtë ushtrimi praktik, konkret edhe fizikisht i Listës Serbe edhe i Beogradit te secila familje të 88 mijë të ardhura që vijnë edhe iu shkojnë drejt tek shtëpitë e tyre në mënyrë fizike. Pra për këtë arsye ka qenë e domosdoshme që shteti ynë të ndërhyjë sepse kjo i ndihmon integrimit të serbëve po e godet pikërisht atë manipulim fizik, që me iu shkuar njerëzve në shtëpi se kë e mbështesin, tash kurrkush nuk të vjen tek shtëpia”, ka thënë Konjufca.