Konjufca: Do të shkoj të flas me Thaçin, Selimin, Krasniqin, Veselin për shkeljen e të drejtave të tyre

16 qershor 2022 | 08:07

Kryekuvenadri Glauk Konjufca do të udhëtojë për Hagë për t’u takuar me ish-krerët e UÇK-së. Në një intervistë për RTSh-në, Konjufca ka folur për këtë temë dhe për çështje të tjera.

Institucionet e Kosovës nuk janë të kënaqura me zvarritjen e procesit kundër ish-komandantëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë Konjufca, i cili në fundjavë do të udhëtojë dhe do të takohet me ish-krerët e shtetit të Kosovës në Holandë, duke u bërë i pari zyrtar i lartë i shtetit që ndërmerr një hap të tillë.

“Shkojmë si institucione që përfaqësojmë republikën tonë. Shkojmë që të shohim si trajtohen. Duket qartë se në disa aspekte ata apo shkelin të drejtat e tyre. Ata po i afrohen kohës dyvjeçare të paraburgimit dhe s’është bërë asgjë. Nuk u është siguruar as mbrojtja e tyre në liri. Jemi të shqetësuar si institucione. Do të flasim me zotërinjtë Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli për këto çështje”, thekson Konjufca.

Konjufca ndodhet në Tiranë, në një takim me dyer të mbyllura për publikun, me avokatët e të akuzuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beteja e veteranëve të UÇK-së me qeverinë për t’u përfshirë…