
Konjufca e Kosnetti flasin për avancimin e diplomacisë së Kosovës
12 shkurt 2020
| 16:46
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Philip Kosnett është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-së në “Facebook” është bërë me dije se në takim është diskutuar për thellimin e partneritetit global midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Gjithashtu në takim është folur edhe për avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe sigurimin e integrimit euroatlantik.