Konjufca e njofton homologun gjerman për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Gjermania, Heiko Mass.
Konjufca ka thënë se me kryediplomatin gjerman ka biseduar për pandeminë Covid-19, heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Sot pata një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Heiko Mass. Gjatë kësaj bisede kemi diskutuar për masat e ndërmarra deri tani për ballafaqimin me pandeminë. Kësaj radhe me z. Mass diskutuam për Procesin e Berlinit dhe për raportet me vendet e rajonit. Ndër të tjera e kam informuar ministrin gjerman për heqjen e taksës 100 për qind dhe për aplikimin e reciprocitetit ndaj Serbisë”.
“Natyrisht që gjatë kësaj bisede telefonike kemi folur edhe për marrëdhëniet në mes të dy shteteve tona dhe sigurisht që si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës kam kërkuar që të na mbështesin në procesin për liberalizimin e vizave. Në fund i kam shprehur mirënjohje z. Mass dhe i kam treguar që i gëzohemi faktit që Gjermania e merr udhëheqjen e radhës të BE-së në korrik”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/photos/a.1081455052041685/1386572894863231/?type=3&theater