Konjufca e pret nesër në takim Lajçakun
15 shtator 2021
| 16:49
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka arritur të mërkurën për vizitë treditore në Kosovë.
Lajçaku nesër (e enjte) do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Përmes një komunikate për medie është bërë me dije se Konjufca do ta pres në takim Lajçakun në ora 8:45 nesër në mëngjes.
Takimi do të mbahen në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.