Konjufca: Finalja me Serbinë ka përfunduar në vitin 2008
31 tetor 2018
| 11:20
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi është duke u sjell si monark në raport me idenë për korrigjimin e territorit me Serbinë.
Ai gjatë debatit parlamentar për dialogun, ka thënë se faza finale e këtij procesi ka përfunduar në vitin 2008.
Konjufca ka thënë se për këtë finale Serbia është ankuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku kjo gjykatë i kishte dhënë të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë.
Konjufca ka thënë se me një pikë të rezolutës duhet t’i kufizohet Hashim Thaçit çfarëdo takimi me zyrtarët e Serbisë.
/Epoka e re/