Konjufca fton deputetët ta tejkalojnë përleshjen dhe ta vazhdojnë seancën plenare

13 korrik 2023 | 16:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka ftuar deputetët ta tejkalojnë përleshjen e mëhershme në Kuvend dhe të vazhdojnë me pikat tjera të rendit të ditës.

Konjufca ka thënë se është pajtuar me kryeministrin Albin Kurti që ta tejkalojnë pikën ku ishte duke u diskutuar për qeverinë dhe të vazhdojnë me pikat e rendit të ditës, dhe për këtë kërkoi edhe mirëkuptimin e partive tjera në Parlament.

“Po ju thërras për një minimum, sjellje demokratike që do t’i kishte gëzuar qytetarët tanë. Ne nuk i kemi kursyer fjalët ndaj njëri-tjetrit por ato janë fjalë, në momentin kur kalohet nga fjalët në goditje nuk janë veprime që trajtohen vetëm në Kuvendin e Kosovës, ato e tejkalojnë Kuvendin, me ato pastaj merret krejt një pushtet i veçantë e që është ai i drejtësisë. A është për deputetin si posti më fisnik që konsideroj unë e denjë një sjellje e tillë? Edhe unë e di që në shpirtin e secilit po ndiheni kështu si unë. Bisedova me kryeministrin, ai po heq dorë nga fjala e tij të cilën e pat dhe nëse ne e kemi një mirëkuptim për me vazhduar me një pikë tjetër, e kalojmë atë krejt që ishte pjesa e qeverisë dhe vazhdojmë tek pyetjet parlamentare. Atëherë këtë mendoj që e presin qytetarët prej nesh dhe pastaj gjithë ato tjerat nuk na takojnë neve si deputet, me to duhet të merren organet tjera që e kanë institucionet e drejtësisë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dënuar përleshjet fizike…