Konjufca gëzohet për njohjen nga Xhamajka

20 shkurt 2020 | 22:11

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i lumtur me njohjen që erdhi sot nga shteti Xhamajkës.

Konjufca ka thënë se njohja është një moment i veçantë i miqësisë në mes Kosovës dhe Xhamajkës, me të cilin shtet ai kërkon thellimin e miqësisë.

“Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamajkës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës. Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona. Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të iniciuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Konjfuca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Xhamajka u bë sot shteti i 117 që e njeh shtetësinë e Kosovës, e që erdhi pas një pauze të gjatë, pasi njohja e fundit datonte në vitin 2018.

Më herët, zyrtarët e institucioneve të Kosovës kanë thënë se në tre vjetët e fundit, Kosova është përballur me një fushatë të paprecedentë diplomatike dhe propagandistike nga Serbia, me mbështetjen e Rusisë dhe vendeve të tjera, për të penguar integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndodhi interesante ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së…