Konjufca: Gjithmonë do të mblidhemi në Reçak për të kujtuar martirët dhe dëshmorët
15 janar 2024
| 11:14
Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut homazhe ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa.
Ai tha se masakra e Reçakut i tregoi botës demokratike që të vetëm gjuhë që e njeh Serbia është gjuha e forcës sepse vetëm ajo e ndali atë dhe luftën.
Konjufca ka theksuar se gjithmonë do të mblidhemi në Reçak për të kujtuar martirët dhe dëshmorët që ranë në përpjekje për të mbrojtur popullatën civile të Reçakut.
Homazhe në Reçak kanë bërë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ministra të kabinetit qeverisës, deputetë të Kuvendit të Kosovës, familjarë të martirëve, veprimtarë e qytetarë të shumtë.