Konjufca: Haradinaj nuk po mundet të përballet me presidentin Thaçi
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se themelimi i ekipit negociator është hap i gabuar, pasi sipas tij marrëveshja finale me Serbinë është arritur.
“Krijimi i ekipit negociator është një hap i gabuar, ndërsa marrëveshja finale me Serbinë është arritur, por presidenti Thaçi nuk po tregon se çfarë përmban ajo”, ka deklaruar Konjufca në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”.
Konjufca ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj, më herët ka deklaruar se po heq dorë nga dialogu Kosovë- Serbi, pasi sipas tij është “matematikë e komplikuar për të”.
Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat presidentit Hashim Thaçi, pasi sipas tij nuk mund të përballet me të.
“Haradinaj nuk po mundet të përballet me presidentin Thaçi, po i len gjërat në gjysmë karshi tij”, është shprehur Konjufca.
/Epoka e re/