Konjufca, homologut austriak: Serbia po kërkon Republikë serbe në Kosovë

08 maj 2023 | 13:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është zotuar para homologut austriak  Wolfgang Sobotka se Kosova është e gatshme të pranojë dhe zbatojë marrëveshjet me Serbinë.

Pas takimin në një konferencë për medie, Konjufca i ka thënë homologut austriak se Serbia është duke kërkuar me ngulm një Republikë serbe brenda Kosovës.

Madje sipas tij, për shkak të presionit nga krerët e shtetit të Serbisë, serbët e veriut nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Me kryetarin i ndamë edhe shqetësimet tona në lidhje me sfidat që i ka bota dhe rajoni. Folëm edhe për agresionin e Rusisë. Ia shpjegova zotit Sobotka se shteti i Kosovës e ka dënuar agresionin e Rusisë dhe është në përputhje me BE në përkrahje të lirisë dhe sovraniteti të Ukrainës. Ja ngrita shqetësimin për sjelljen e papranueshëm të shteti Serb jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”.

“Kosova me shumë vullnet të mirë e pranoj marrëveshjen, por ne jemi dëshmitar se Serbia e lexon ndryshe marrëveshjen nga ajo që e lexon Kosova. Kjo marrëveshje është e ndërtuar në dy shtylla, e para është njohja de facto e Serbisë për Kosovën, kjo është shtylla substanciale. Të sillesh si Serbia që ta hedhesh poshtë këtë, e kërkon me ngulm një Republika Serbska brenda Kosovës. Serbia duke i bërë thirrje Listës Serbe që të mos marr pjesë në zgjidhej nuk i kontribuon rajonit shkakton nxitje për destabilizim të situatës”, ka thënë Konjufca, duke falënderuar Austrinë për mbështetjen i ka dhënë Kosovës.

“Isha shumë i nderuar që ta pres në shtetin tonë mikun e madh të republikës sonë, kryetarin Wolfgang Sobotka. E patëm një bisedë shumë miqësore dhe të ngrohtë, ngritëm shumë çështje të bashkëpunimit në mes vendeve tona dhe nevojës së thellimit të bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve. E falënderova kryetarin për mbështetje  që e jepe Austria në të gjitha proceset, e specifikisht për mbështetjen për liberalizimin e vizave”.

“Të gjithë e dimë si popull se Austria i qëndron Kosovës gjithmonë pranë në sfidat që i kemi dhe proceset që i kemi si shtet për anëtarësim”, ka thënë Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poetja, veprimtarja, Shefqete Gosalci, ka kujtuar në 25-vjetorin e rënies…