Konjufca i jep afat LDK-së: Deri më 23 gusht ju presim
20 gusht 2019
| 00:08
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i ftuar në emisionin DPT te Fidani të Televizioni 7, ka thënë se LDK-në e presim vetëm deri me datën 23 gusht, eventualisht 2-3 ditë pas asaj date.
“Pas 23 gushtit ne nuk e presim më shumë LDK-në, ndoshta vetëm edhe nja 2-3 ditë tjera”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se nuk kanë kohë për të humbur.
“Kush don me u bashku është mirë, kush jo, nuk kemi kohë me humbë”, është shprehur Konjufca.