Konjufca i kërkon Ambasadores së Kanadasë përkrahje për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

20 tetor 2023 | 13:08

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur në takim ambasadoren e re jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt.

Zhvillimet aktuale në vend e rajon, marrëdhëniet mes të dy shteteve dhe planet për të ardhmen ishin tema të diskutimit, ka njoftuar Zyra e Kuvendit.

“Me këtë rast, Kryetari Konjufca e uroi ambasadoren Blitt për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e Kanadasë në shtetndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke kërkuar njëherësh vazhdimin e përkrahjes ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Blitt njoftohet se ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Kanadasë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe avancimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte nis edicioni i dytë i “Big Brother VIP Kosova”.…