Konjufca i ofron bashkëpunim komisionares për privatësi
13 korrik 2021
| 16:37
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim komisionaren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku.
Me këtë rast, Sogojeva – Dërmaku e ka informuar Konjufcën lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar Krenare Sogojeva – Dërmaku për zgjedhjen e saj në krye të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale.