Konjufca i ofron mbështetje bordit të KPMM-së
21 shkurt 2022
| 14:00
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), të prirë nga kryesuesja Selvete Grajqevci – Pllana.
Me këtë rast, anëtarët e Bordit të KPMM-së e kanë njoftuar kryetarin e Kuvendit për aktivitetet aktuale, sfidat me të cilat po përballet sektori minerar në Kosovë, si dhe planet për të ardhmen.
Ndërsa kryetari Konjufca ka premtuar mbështetje për angazhimet e këtij bordi në funksion të mbrojtjes së resurseve minerare të vendit dhe parandalimit të degradimit mjedisor.