Konjufca i përgjigjet pyetjes së Pal Lekajt se a kalon ‘Zajednica’: Me gjasë jo

11 qershor 2021 | 14:23

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka akuzuar  Qeverinë e Kosovës në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Lekaj ka pyetur deputetët ew Vetëvendosjes se a i kanë ndryshuar qëndrimet, derisa ka përmendur në fund edhe “Zajednicën”.

“Kryeministri nuk është këtu, por ka qenë refren i LV-së që ‘Zajdednica’ nuk kalon. Për fund po ju pyes, a kalon ‘Zajdenica’ a nuk kalon?”, ka pyetur Lekaj.

Të njëjtit në mungesë të kryeministrit Albin Kurti i është përgjigjur duke qeshur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Me gjasë jo”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur për kandidatin për Kryetar…