Konjufca i premton bashkëpunim kryetares së Gjykatës Kushtetuese

08 korrik 2021 | 14:44

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të enjten në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.

Në këtë takim është biseduar, ndër të tjera për punën e deritashme dhe sfidat e Gjykatës Kushtetuese, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit institucional në konsolidimin e kapaciteteve të saj profesionale.

Konjufca e ka përgëzuar Caka – Nimanin për zgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe ka premtuar bashkëpunim të ngushtë, duke theksuar se sundimi i ligjit mbetet prioritet i institucioneve të vendit.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka…