Konjufca i reagon Musliu për punësimet familjare: Të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë

03 gusht 2021 | 13:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar replikën me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, për punësimet familjare në institucionet e shtetit.

Ai ka thënë se mund t’ia dorëzojë Musliut një listë me 150 familjarë të ish-partive politike, të punësuar në BQK, Telekom, etj.

Teksa Konjufca ia ka përmendur motrën Musliut që e ka të punësuar në shërbimin e jashtëm, deputetja i ka thënë se ajo është kryqëzuar vetëm se është motra e saj biologjike.

E këtu Konjufca i ka thënë se betohet në vajzat e tij se mund t’ia dorëzojë një listë me 150 familjarë të ish-partive politike në pushtet, të punësuar në institucionet e shtetit.

“Kurrë nuk ka qenë niveli im me përmend emra, kjo është hera e parë që e përmenda në Kuvendin e Kosovës….Unë vjet isha ministër i Punëve të Jashtme, kur shkova aty i gjeta kështu: drejtori im ishte vëllai i shefit të grupit parlamentar të LDK-së, drejtori tjetër ishte vëllai i ish-ministrit të Shëndetësisë, tash që po e luan rolin të LDK-ja… Nuk i kam përmend këta emra, se nuk është në nivelin tim me u marrë me kësi gjëra… Kam mundur me bërë propagandë, po nuk ma lejon ndërgjegjja. A e kam përmend ndonjëherë motrën tënde deri në këtë sekondë, e bëra që forma e propagandës veç pse është motra jote është kurrgjë hiç.  Me ia filluar me ua numëruar familjarët në BQK, në Telekom, unë mendoj që në këtë Kuvend ta bi listën e saktë që shkojnë deri të niveli i dhëndrit, i vjehrrit, motrave, vëllezërve. Oj Gane, po të betohem në vajzat e mia që 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, ka thënë Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain është fokusuar në blerjen e mbrojtësit të…