Konjufca: Jemi me familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në Bullgari
23 nëntor 2021
| 11:11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është i tronditur nga tragjedia që ka ndodhur në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Me këtë rast, Konjufca ka ngushëlluar familjarët e viktimave si dhe është lutur për shërimin sa me të shpejtë të të lënduarve.
“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur në Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia. Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.