Konjufca kërkon koordinim me Shqipërinë për Specialen: Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë

07 qershor 2021 | 12:09

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca gjatë takimit me kryeparlamentarin e Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka kërkuar koordinim me Shqipërinë sa i përket Gjykatës Speciale për të mbrojtur siç ka thënë ai luftën e pastër të UÇK-së.

Ai ka theksuar nevojën e madhe që të dy shtetet të punojnë së bashku për t’i dalur përballë kësaj sfide, për ta nxjerrë “të pastër, ashtu siç ishte”, luftën për çlirimin e Kosovës, të cilën e ka quajtur “luftë e gjithë kombit shqiptar”.

“Ne na duhet koordinimi me Shqipërinë, ne po përballemi edhe me proces të vështirë me Specialen, teksa ish-krerë të UÇK-së po gjykohen në Hagë. Të bashkërendojmë veprimet tona. Lufta jonë ishte e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e ka qenë dhe e gjithë kombit shqiptar. Prandaj, lufta e UÇK-së duhet të mbrohet”, është shprehur Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humanisti i njohur, Halil Kastrati, i cili udhëheq shoqatën e…