Konjufca kërkon mbështetjen e Portugalisë për liberalizimin e vizave

19 tetor 2022 | 16:48

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin jorezident të Republikës së Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.

Në takim, ndër të tjera është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Portugalisë.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i ka shprehur mirënjohje ambasadorit portugez për përkrahjen të cilën shteti mik, Portugalia, i ka ofruar në vazhdimësi Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit po ashtu i ka kërkuar Portugalisë mbështetje të mëtejme për liberalizimin e vizave dhe për proceset që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Ndërsa ambasadori Jorge Ayres Roza de Oliveira, pasi e ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë në dhjetë ukrainas kanë thënë se shteti i tyre…