Konjufca kërkon ndërprerjen e dialogut me Serbinë
26 korrik 2018
| 17:16
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka kërkuar ndërprerjen e formatit aktual të dialogut me Serbinë.
Konjufca ka thënë se Hashim Thaçi nuk është person kredibil për të udhëhequr dialogun me Serbinë.
Konjufca gjatë fjalës së tij në debatin parlamentar për dialogun ka prezantuar një rezolutë, ku një pikë e saj thotë se Kosova duhet ngreh padi për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptare të Kosovës.
Po ashtu ai ka thënë se nuk ka sens dialogu me Serbinë nëse nuk ka reciprocitet në mes të drejtave të shqiptarëve në Serbi më serbët në Kosovë.
Ai ka thënë se serbët në Kosovë ka të drejtat me të avancuar në Evropë.