Konjufca kërkon nga Haradinaj që urgjentisht ta mbledhë Këshillin e Sigurisë
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se janë krijuar kushtet që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
“Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikolić. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojçiq-it ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vuqiqit”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/