Konjufca: Koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë

22 dhjetor 2020 | 22:14

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se situata në Kosovë do të ishte shumë më e mirë nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur më herët.

“Ne po hyjmë në janar dhe ende nuk po dimë nëse zgjedhjet mbahen në 31 janar apo 7 shkurt. Pastaj procedurat e KQZ-së, shumë jemi vonuar”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Konjufca thotë se më së voni qeveria e re do të formohet në muajin prill. “Nëse Kushtetuesja do të kishte vendosur në maj, ne do të kishim fituar gati një vit në kohë për formimin e qeverisë”, ka deklaruar ai.

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Vjosa Osmani nuk ka asnjë problem që t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve. Konjufca shprehet i bindur se pas zgjedhjeve konstalacioni politik në Kosovë do të ndryshojë.

“Unë mendoj se koalicioni i ri qeverisës do t’i ketë 75-85 deputetë duke përfshirë edhe pakicat”, ka thënë ndër të tjera Glauk Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se…