Konjufca: Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin e Ukrainës
Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Me këtë rast, Konjufca ka thënë se Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullin e Ukrainës.
“Mendoj që sa keni bërë ju 12 gazetarët që jeni të pranishëm në Republikën e Kosovës për shkak të raportimeve tuaja për shkak të rrëfimit tuaj për Kosovën mendoj që janë kompensuar dekada të tëra të mungesës së afërsisë së popujve tanë. Ju i keni shkrirë këta akuj duke e bërë më të mirën që populli juaj që është atje që po lufton e po vuan e sakrifikon të dijë të vërtetën e cila e vërtetë na bashkon, e kjo e vërtetë është rruga nëpër të cilën kemi kaluar. Qytetarët e Kosovës para 24 vitesh ishin në këpucët tuaja. Ne u përballëm me një regjim gjenocidal i cili kurrë nuk u distancua nga këto krime të luftës dhe akte të gjenocidit që i bëri mbi popullin tonë te pafajshëm”, ka thënë Konjufca.