Konjufca: Kosova, e gatshme të marr përgjegjësi drejt rrugës evropiane

29 janar 2020 | 15:12

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Bruksel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar udhëheqësin e delegacionit për marrëdhënie me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën në Parlamentin Evropian, Romeo Franz, si dhe udhëheqësin e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikë të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian, Tonino Picula.

Gjatë takimit me Franzin është diskutuar në detaje lidhur me mundësitë e bashkëpunimit parlamentar ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Me këtë rast, është vënë në pah rëndësia e këtij bashkëpunimi dhe përkrahja e vazhdueshme që Parlamenti Evropian i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimit të saj në mekanizmat evropian.

Bashkëbiseduesit janë zotuar që të ndërmarrin projekte konkrete në drejtim të thellimit të këtij bashkëpunimi.

Në këtë takim, rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe çështjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh rritjen e rëndësisë së “agjendës së gjelbër” brenda Bashkimit Evropian.

Në takim është biseduar edhe për pozitën e minoriteteve në Kosovë, në veçanti atë të minoritetit rom, si dhe angazhimin e Kosovës në përfshirjen sa më të madhe të minoriteteve në jetën shoqërore dhe politike në vend.

Ndërsa gjatë takimit të kryetarit Konjufca me Piculën është diskutuar për gjendjen politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këtë, Picula ka vlerësuar lartë punimet e Samitit të mbajtur një natë më parë, si një hap tejet të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet kuvendeve rajonale me Parlamentin Evropian. Ai ka theksuar se samiti ishte mundësi e mirë dhe porosi e qartë për perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Udhëheqësi i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka inkurajuar përfundimin e procesit të negociatave për formimin e qeverisë në Kosovë dhe ka theksuar i edhe njëherë faktin se tek Parlamenti Evropian Kosova ka një mik të përhershëm.

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nga ana e tij, ka falënderuar bashkëpunimin e shkëlqyer të Kosovës me Parlamentin Evropian dhe në veçanti ndihëm dhe angazhimin e vazhduar të Piculës në raport me Kosovën dhe rajonin. Ai është zotuar se Kosova është e gatshme që të marr përgjegjësi dhe të intensifikoj angazhimin e saj drejt rrugës evropiane.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Konsulente “ICME-Healthcare”, e angazhuar përmes projektit shëndetësor në Kosovë,…