Konjufca: Kosova e ka të vështirë t’i thotë jo planit franko-gjerman
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në Rubikon të Klan Kosovës ka dhënë detaje për përmbajtjen e planit franko-gjerman që i është propozuar Kosovës e Serbisë.
Për Konjufcën, Kosova e ka problem që t’i thotë jo këtij plani teksa shtoi se momenti i parë kur e ka parë planin ishte muaji shtator dhe se që nga atëherë është duke i matur të mirat dhe pasojat e tij.
“Baza e tij është një bazë e shëndosh për ecje përpara për arsye se aty është neni 2 i kësaj marrëveshje që është thelbi i kësaj marrëveshjeje”.
“Ky plan ndërtohet mbi tri principe, është e drejta e barabartë mes shteteve, respektimi i sovranitetit reciprok dhe është e drejta e palëve për vetëvendosje”, është shprehur Konjufca.
Tutje, ai tha se disa pjesë të këtij plani tashmë janë bërë publike edhe nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.