Konjufca: Kosova, partnere e besueshme e BE-së

01 mars 2022 | 16:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Konjufca vlerësoi bashkëpunimin dypalësh dhe kontributin e Bashkimit Evropian për progresin e arritur në implementimin e reformave legjislative të cilat i kontribuojnë procesit integrues dhe perspektives euroatlantike të vendit tonë.

Duke e dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, Konjufca u shpreh se Kosova qëndron përkrah BE-së, NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë botës demokratike, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Ai theksoi se Kosova është partner i besueshëm i BE-së, teksa Serbia u rreshtua në anën e Putinit dhe me të njëjtën retorikë luftënxitëse vazhdon ta kërcënojë Kosovën.

Shefi i Zyrës së BE-së, ambasadori Szunyog ka shprehur mirënjohje për frymën bashkëpunuese dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, si dhe konfirmoi mbështetjen për punën e Kuvendit dhe agjendën evropiane të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt…