Konjufca: Kosova solidarizohet me ShBA-në në luftën e përbashkët kundër koronavirusit
05 prill 2020
| 15:56
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova shfaq solidaritet me qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) gjatë periudhës së shfaqjes së koronavirusit.
“Republika e Kosovës shfaq solidaritet me njerëzit në ShBA në këtë kohë të vështirë në luftën tonë të përbashkët kundër koronavirusit”.
“Ne kemi nevojë për unitet dhe solidaritet më shumë së kurrë, në të gjithë cepat e botës. Do ta kalojmë këtë së bashku”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Twitter”.