Konjufca kritikon ashpër Serbinë në OKB, përmend Ukshin Hotin, kërkon lirimin e Nezir Mehmetajt

24 prill 2020 | 17:28

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca është duke përfaqësuar Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se Serbia duhet ta ndalojë politikën e urrejtjes ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Konjfuca ka folur edhe për zhdukjen e Ukshin Hotit dhe të zhdukurit e tjerë në luftë.

Konjufca po ashtu ka kërkuar që të lirohet edhe Nezir Mehmetaj.

“Ukshin Hoti i kishte kaluar pesë vite burgim. Rojet e kanë nxjerrë nga qelia dhe kurrë nuk është parë. Ku është Ukshin Hoti? Ku janë gjithë këta persona. Edhe një tragjedi tjetër që ndikon në jetën e qytetarëve është dhuna seksuale. Kjo është një çështje tjetër. Shumë burra dhe gra nuk dëshirojnë të identifikohen për shkak të frikës dhe tmerrit që kishin përjetuar. Por ka gra që janë paraqitur.

“Arrestimi i Nezir Mehmetaj është një shqetësim tjetër. Më 3 janar ai u arrestua. Ai ka jetuar për 30 vite në Zvicër. Për shkak të diabetit, shëndeti i tij është ndikuar gjatë mbajtjes. Apelojë që të intervenoni dhe të kërkoni lirimin e z. Mehmtaj nga burgu”, ka thënë Konjfuca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondi për Zhvillim Komunitar - CDF po vazhdon përkrahjen e…