Konjufca kthehet nga Haga, do të takohet sot me Kurtin

20 qershor 2022 | 15:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media, ka folur për takimet me krerët e UÇK-së në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ai ka thënë se ka vlerësuar që “është më e udhës” që t’i takoj avokatët mbrojtjes të të “gjithë luftëtarëve të UÇK-së”.

Po ashtu, Kurti ka thënë se sot do të takohet me Glauk Konjufcën, pasi ky i fundit ka vizituar ish-luftëtarët që po mbahen në Hagë.

“Unë kam vlerësuar që është më e udhës që t’i takoj avokatët mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar një vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim, ndërsa kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje dhe unë ende nuk kam arritur të takohem me të pas vizitës së bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sot”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i  Shqipërisë, Edi Rama, në përgjigjet ndaj gazetarëve, ka…